Interpelancë në Kuvend/ “Të përcaktohet minimumi jetik”, Manastirliu: Është rritur mbështetja e familjeve në nevojë

Në Kuvend po zhvillohet interpelancë mes deputetit të PD-së Bujar Leskaj dhe ministres së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu, lidhur me përcaktimin e minimumit jetik.

Deputeti Bujar Leskaj kërkoi nga ministrja e Shëndetësisë që të përcaktohet minimumi jetik brenda vitit 2023 me qëllim zbutjen e varfërisë, ndërsa Manastirliu tha se është rritur mbështetja e familjeve në nevojë.

Manastirliu u shpreh vende të ndryshme operojnë në mënyra të ndryshme për të përcaktuar pagën minimale, e cila në Shqipëri 1 prilli bëhet 40 mijë lekë.

“Vende të ndryshme operojnë në mënyra të ndryshme për matjen e minimumit jetik. Shqipëria ka të përcaktuar pagën minimale në rang vendi. Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë. Prej 2017 është realizuar dhe po realizohet anketa e të ardhurave të jetesës, ndryshe nga më parë kur statistikat ishin sporadike. Sipas të dhënave, të botuara nga INSTAT rezulton se shpërndarja e ndihmës ekonomike mbulon 82.5% për grupet që janë me vështirësi ekonomike. Skema e vjetër e ndihmës ekonomike, arrinte të mbulonte para reformës vetëm 22% të familjeve të varfra. Kemi një targetim shumë të mirë të mbulimit të personave që kanë më shumë nevojë nëpërmjet programit për ndihmën ekonomike. Nëse në 2013 kishim një mbështetje 96% mld lekë, në 2022 kjo mbështetje vjen e rritur me 58.8%, krahasuar me 2019 20% më shumë. Duhet më shumë dhe ne kemi indeksuar 2 herë pensionet dhe do të vijojë mbështetja për pensionistët. Gjatë 2022 kemi rritur me 20% për gratë me më shumë se 3 fëmijë. Fondi i ndihmë ekonomike për 2023 është 7.3 mld lekë. Mbështetja është shumë herë më e madhe se ajo që i referoheni ju. Në fillim të 2023 kemi mbështetur 1 mln qytetarë nëpërmjet pagës së madhe ku kanë përfituar 57 mijë familje me ndihmë ekonomike. Ka ende shumë punë për të bërë. sa i përket llogarive kërkohet më shumë punë, në raport me metodologjinë, me ardhjen në standardet evropianë, që të na japin të dhëna në cilësinë e vendosjes së minimumeve e standardeve të jetesë. Indikatori kryesor që na thotë ne për mbështetjen janë të dhënat e INSTAT me metodologjinë e Eurostat. Efektiviteti i mbështetjes së familjeve në nevojë është rritur. Ky besoj se është matësi më i mirë. Përllogaritja e minimumit jetik është llogari dhe unë besoj se thelbi i diskutimit është që të ardhurat të shkojnë atje ku ka më shumë nevojë.“- tha Manastirliu në Kuvend.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tottenham kthen sytë nga Manchester United

Story i radhës

Ronaldo: Largimi nga Kombëtarja?

Të fundit nga