Interneti satelitor i Starlink tani në 32 vende të botës, brenda Qershorit synon Shqipërinë

Shërbimi i internetit satelitor Starlink tashmë është i disponueshëm në 32 vende të botës tha CEO Elon Musk në rrjetin social Twitter.

Vendet dhe rajonet në hartë të etiketuara si të disponueshme do tu dërgohen terminalet menjëherë. Shërbimi doli nga faza beta vitin e kaluar dhe u bë i disponueshëm në 12 vende të botës në Shtator të 2021 dhe 25 vende të botës në Shkurt të këtij viti,

Harta e Starlink tregon me ngjyrë blu të hapur listën e vendeve ku shërbimi ofrohet ndërsa me blu të errët vendet ku shërbimi po vjen së shpejti ose janë në listën e pritjes.

Pajisjet kushtojnë 599 dollarë ku përfshihen parabola, mbajtësja, ushqyesi dhe një routeri Wi-Fi. Ndërsa shërbimi kushton mes 99 deri në 110 dollarë në muaj.

Me këtë shërbimi kompania synon të plotësojë nevojat e zonave malore dhe të izoluara ku interneti fiks dhe celular është i padisponueshëm. Shërbimi është gjithashtu cilësor me vonesa transmetimi prej vetëm 40ms nga 600-700ms të internetit satelitor të orbitës së lartë nga HughesNet apo Viasat.

Shqipëria është në listën e vendeve ku Starlink synon të fillojë ofrimin e shërbimit brenda Qershorit së bashku me Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë shërbimi do të vijë në 2023 thuhet në faqen e Starlink. Megjithatë kompania thotë se pavarësisht se shërbimi është i disponueshëm, ofrimi i tij mbetet subjekt i aprovimit të autoriteteve përkatëse. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

89 raste të reja, dy të vdekur nga KOVID-19

Story i radhës

Ja si po e transformon Evropën pushtimi rus i Ukrainës

Të fundit nga