Interi udhëheq garën për transferimin e Origit

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit italian.

Drejtuesit dhe trajneri i Interit janë të interesuar të përforcojnë edhe më tutje skuadrën për të rivalizuar deri në fund për titullin kampion në Serie A.

Njëra nga objektivat e drejtuesve është edhe nënshkrimi i një zëvendësuesi për Romelu Lukakun, pasi kampionati është i gjatë dhe belgu po luan vazhdimisht.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Interi po udhëheq garën për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.

Origi do të ribashkohej me bashkatdhetarin e tij, Lukaku, nëse ai bashkohet me Interin, i cili po shqyrton mundësinë e një marrëveshje huazimi.

Wolves dhe Newcastle gjithashtu kanë qenë të lidhur me sulmuesin belg, i cili duket se do të largohet nga Anfield këtë afat kalimtar. 

Ngjarja paraprake

35 të vdekur dhe 41 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, arrin në mbi 350 mijë numri i vdekjeve nga COVID-i

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian