Interi tregon fuqinë në Benevento

Skuadra e Interit regjistron fitoren e dytë rresht në Serie A. Pas fitores së mundimshme si vendas me rezultat 4:3 kundër Fiorentinës, sonte fituan me lehtësi në udhëtim me rezultat 5:2 kundër Beneventos, në takimin e javës së dytë. 

Interi tregon forcën në Benevento, duke konfirmuar se e ka seriozisht që të luftojë për titullin e kampionit. 

Gjithçka u vulos në pjesën e parë kur zikaltrit udhëhoqën me 1:4.
Për Interin shënuan futbollistët Lukaku (1′, 28′), Gagliardini (25′), Hakimi (42′), Martinez (71’) dhe për Beneventon Caprari (34’ e 76’).

Duhet theksuar se Caprari ka shënuar ndër golat më të bukura, i cili nga rreth 17 metra dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës së portierit Handanoviq.  Po ashtu edhe Martinez në minutën e 71-të, nga 16 metra shënoi gol të bukur në pjesën e poshtme të portës së Beneventos.

Napoli kryeson me 6 pikë, sa ka edhe Interi në pozitën e dytë, ndërsa Benevento pas shkëlqimit në Genoa me 3:2 kundër Sampdorisë, sonte nuk ishte në element, e cila zë vendin e 11-të me 3 pikë.

Ngjarja paraprake

Kohë pandemie/ 1,000 mësues do të shtohen për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë

Ngjarja e ardhëshme

Ushtria armene shënjestron civilët azerbajxhanas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian