Interi prezanton goditjen e bujshme

Romelu Lukaku është zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit. Pas shumë fjalëve që qarkullonin këtë merkato, erdhi më në fund zyrtarizimi nga vetë klubi zikaltër.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, presidenti i Interit, Stiven Zhang, shfaqet së bashku me belgun duke thënë: “Bosi i madh është kthyer sërish”.

Gjithashtu këtë lajm e konfirmoi dhe Çelsi, i cili shkruan se Lukaku do të luajë i huazuar te Interi në sezonin 2022/23.

Në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi tjetër i zikaltërve, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mot i thatë, regjistrohet temperatura mbi 40 gradë Celsius në Ballkan për sivjet

Story i radhës

​Kërcënimi nga Rusia, NATO: Do të ofrojmë mbështetje për Bosnjën, Gjeorgjinë e Moldavinë

Të fundit nga