Federico Dimarco është një risitë më të bukura të këtij sezoni tek Interi. Anësori i majtë numëron tre gola dhe dy asiste mes Serie A dhe Champions League, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar tek ekipi i Simone Inzaghit.
Zikaltrit shfrynë ndaj Bolognas inatin e humbjes me Juventusin dhe në të njëjtën kohë u hakmorën për humbjen 2-1 të sezonit të kaluar, që rezultoi vendimtare në garën për titullin kampion me Milanin.
Dimarco realizoi dy gola në suksesin 6-1 të Interit. Skuadra renditet në vendin e pestë me 27 pikë. Napoli kryesues po zhvillon një kampionat më vete, djemtë e Spallettit janë 11 pikë larg, por 25-vjeçari nuk është dorëzuar dhe beson ende te fitimi i titullit.
”Përveç Napolit, të gjithë ekipet e tjera kanë shfaqur oshilacione, por nuk jemi dorëzuar në lidhje me objektivin titull. Juve një herë rikuperoi 11 pikë… Edhe ne shkuam +8 sezonin e kaluar, por të gjithë e dimë si përfundoi.
Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por do e kemi shumë të vështirë të fitojmë nëse Napoli vazhdon me këtë formë dhe rendiment. Kritikat? Të drejta, humbja në derbi ishte e merituar, por jo ajo me Juventusin”, theksoi Dimarco për GDS.