Interi ia cakton çmimin Lautaros

Interi raportohet se është i gatshëm ta shesë Lautaro Martinezin në afatin kalimtar të kësaj vere.

Nerazzurët kanë vazhduar kontratat e disa lojtarëve, duke rrezikuar kështu pragun e shpenzimeve, por kjo mund të ulet nëse shesin në afatin e verës.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Lautaro do të jetë lojtari i parë në listën e largimeve nga kampioni i Serie A-së.

Klubi italian tashmë i ka caktuar çmimin lojtarit dhe sipas mediumit – klubi që i do shërbimet e tij duhet të paguajë 68 milionë euro.

Arsenali dhe Atletico Madridit thuhet se kanë shfaqur interesim direkt, por që për të në garë mund të futen edhe Barcelona e Bayern Munichu.

Interi është i hapur për ofertat e larta dhe nuk do të pranojë shitjen e tij nën këtë shumë të caktuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministrja austriake për BE-në për vizitë në Shkup

Story i radhës

Vajza e Madonnës vazhdon ekspozimin

Të fundit nga