Inter ka hapur bisedimet mbi një kontratë të re me sulmuesin, Lautaro Martinez, raporton Calcio Mercato.
Marrëveshja aktuale e 23-vjeçarit skadon në vitin 2023, por “Nerazzurri” shpreson ta mbajë atë në Milano me kushte të reja për të larguar pretendentët e mundshëm.
Lautaro ishte një shënjestër e Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës, por Interi nuk pranoi ta linte atë për një shifër të ulët.