Interi e sheh Belottin si zëvendësuesin ideal të Lautaros

Interi është duke tentuar që të transferojë sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin me të përfunduar ky edicion.

Në rast se Lautaro Martinez kalon te Barcelona në verën e vitit 2021, atëherë Nerazzurët do të hidhen në sulm për lojtarin e rivalit nga Serie A.

Belotti ka disa sezone që po tregon formë të lartë, derisa para dy sezonesh, Torino kërkonte 100 milionë euro nga shitja e tij.

Por, sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi është i gatshëm që të paguajë rreth 45 – 50 milionë euro për kartonin e tij.

Barcelona ka kohë që është vënë në ndjekje të Lautaros dhe përfundimi i këtij sezoni, pritet që të përcaktojë të ardhmen e tij.

Lionel Messi tentoi në këtë verë që shkoi që të bind bashkëvendësin e tij që të kalojë në Camp Nou, duke e parë si zëvendësues të Luis Suarezit.

Me largimin e uruguaianit në drejtim të Atletico Madridit, Barcelona e sheh si nevojë urgjente transferimin e Lautaros.

Interi nuk do të heq dorë edhe aq lehtë nga argjentinasi dhe do u kërkojë Blaugranasëve që të paguajnë mbi 110 milionë euro.

Ngjarja paraprake

Niall Horan dhe Anne-Marie i kanë shkruar tri këngë së bashku

Ngjarja e ardhëshme

​Suedia vendos masën më të rreptë deri më tani, kryeministri: Do të jetë më keq

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian