Interesim i madh për të bërë testin për COVID-19, bllokohet rruga tek Spitali në Mitrovicë

Interesimi i madh i qytetarëve për të bërë testin për COVID-19, ka bërë që të bllokohet rruga tek Spitali në Mitrovicë.

Sipas raportimeve të “Jepi Zë”, në hyrje të kësaj rruge është e vendosur edhe tenda që qytetarët po e kryejnë testin për COVID.

Numri i madh i tyre, që shkojnë me vetura dhe mungesa e një parkingu, ka bërë që e gjithë rruga tani të bllokohet.

Media ka kontaktuar edhe me drejtoreshën për Shëndetësi në Mitrovicë Erseka Hasanaj-Barani.

Ajo tha se po kryhet një numër i madh i testimeve, andaj mund të jetë edhe shkaku i bllokimit të kësaj rruge.

Media ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës në këtë komunë.

Zëdhënësi Avni Zahiti, tha për Klan Kosovën se si pasojë e kërkesës për të bërë testime, ka vështirësi në qarkullim tek hyrja e spitalit.

Postimi i plotë i Jepi Zë:

 

Bllokohet rruga e Spitalit, numër i madh i qytetarëve duan të bëjnë testin për Covid

***

Rruga që të dërgon tek Spitali i Përgjitshëm i Mitrovicës është bllokuar për qarkullim, nga numri i madh i automjeteve.

Pamjet e dërguara në Jepi zë, tregojnë një bllokadë totale të automjeteve të krijuara nga numri i madh i tyre.

Në hyrje të kësaj rruge është e vendosur edhe tenda që qytetarët po e kryejnë testin për Covid.

Numri i madh i tyre, që shkojnë me vetura dhe mungesa e një parkingu, ka bërë që e gjithë rruga tani të bllokohet.

Një bllokadë e tillë ka shkaktuar probleme edhe për për repartet tjera të Spitalit, pasi pacientët nuk po mund të arrijnë deri atje.

Ngjarja paraprake

Mirënjohje e madhe për shqiptarin, futbollisti më i mirë i huaj në historinë 111-vjeçare të Levantes

Ngjarja e ardhëshme

Sanksionohen 235 vozitës në rajonin e Shkupit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian