Inter synon transferimin e Shkodran Mustafit

Mbrojtja e Interit pritet të ndryshojë gjatë afatit të ardhshëm veror.

Treshja Skriniar, De Vrij dhe Bastoni do mbeten titullar, por në listën e transferimeve të verës është shtuar edhe emri i qendërmbrojtësit të Schalke 04, Shkodran Mustafi.

Mustafi ka kontratë me Schalke deri në fund të edicionit dhe pritet të largohet, meqenëse skuadra gjermane këtë edicion me shumë gjasa do bie në Bundesliga 2.

Sipas Calciomercato, Inter është i interesuar për shqiptarin, duke marrë parasysh se nuk kanë nevojë të paguajnë për kartonin e tij dhe ta transferojnë si agjent i lirë.

Mustafi shihet si kandidat real, derisa pritet të shihet gjatë verës nëse do arrihet marrëveshja.

Ngjarja paraprake

Bale: Ligji më kërkon të kthehem në Real Madrid

Ngjarja e ardhëshme

Liban, hetime ndaj forcave të sigurisë të akuzuar për torturimin e refugjatëve sirianë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian