Inter shënjestron “Coutinhon” e ri

Inter thuhet se ka identifikuar objektivin e tyre për sulmin.

Fjala bëhet për, Marcos Paulo, sulmuesi i cili angazhohet tek Fluminese në Brazil.

Paulo është 19 vjeçar, pavarësisht moshës së re, ai angazhohet me ekipin e parë dhe pas dy golave që shënoi ndaj Athletico Paranaense, duket se ka kapur vëmendjen e drejtueseve “Nerazzurri”.

Marcos tani ka dy nacionalitete, por ai ka zgjedhur nacionalitetin portugez dhe jo brazilian, gjithashtu ai nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij, e cila skadon në qershor 2021.

Këtë mundësi drejtuesit e Inter nuk duan ta humbasin, pasi ai mund të nënshkruaj me parametra zero.

Për sulmuesin e ri kishte bërë hapa konkret edhe Barcelona vitin e kaluar, por që nuk u pranua oferta e tyre nga Fluminese.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit italian nuk duan të humbin kohë dhe tashmë kanë paraqitur ofertën e tyre tek përfaqësuesit e Paulo.

Ngjarja paraprake

Apple publikon listën e aplikacioneve dhe lojërave më të mira të 2020

Ngjarja e ardhëshme

​Pas përjashtimit nga Arsenali, kjo është dëshira e Mesut Ozilit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian