Inter-Milan: formacionet e mundshme

Inter dhe Milan luajnë sot derbin e parë “Dello Madonnina” të sezonit 2020/2021.Dy skuadrat të cilat po kalojnë formë të mirë në këtë fillim të sezonit do të futen në fushë me të vetmin synim, fitoren.

Trajneri i “Neurazzurëve”, Antonio Conte pritet të futet në këtë ndeshje me formacionin më të mirë të ekipit, si zakonisht me radhitjen (3-5-2).

Kurse, në anën tjetër Stefano Pioli i Milanit do të përballet me mungesën e kroatit Ante Rebic, por lajmi i mirë për të është se sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është rikthyer pasi që ishte i infektuar me koronavirus. Pioli pritet të “zbarkojë” në fushë me formacionin (4-2-3-1).

Formacionet e mundshme: 

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Lautaro.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Saelemaekers; Ibrahimoviq.

Ngjarja paraprake

Me kalimin e kohës ne mësojmë të largohemi nga vendet dhe njerëzit që nuk na vlerësojnë

Ngjarja e ardhëshme

Azerbajxhani rrëzon një dron të Armenisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian