Inter, Milan dhe Leeds hidhen në sulm për mesfushorin e PSG-së

Futbollisti i PSG-s, Julian Draxler kërkohet nga 3 klube të njohura. Mesfushori 27-vjeçar gjerman nuk preferohet më nga drejtuesit parizienë dhe mund të shitet që në janar. Milani, Interi dhe Leeds United interesohen për lojtarin e “Pancerave”.

Për zikaltërit, Draxler do të ishte një përforcim mjaft i mirë për mesfushën dhe mund të jetë një element i domosdoshëm duke parë largimin e mundshëm të Christian Eriksenit.

Edhe për “Djallin”, Draxler do të bënte mjaft punë në aspektin sulmues.

Tekniku i Leeds United, Marselo Bielsa nuk është i kënaqur me paraqitjet e skuadrës, pavarësisht shpenzimeve të mëdha në verë pas ngjitjes në Premier Liga.

Ngjarja paraprake

Moti për dy ditët e para të vitit 2021

Ngjarja e ardhëshme

OKB: Rreth 10,4 milionë fëmijë pritet të përballen me kequshqyerje akute më 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian