inter dhe milan nuk tregojne interes per rindertimin e stadiumit te njohur 66e4ca68160ba

Inter dhe Milan nuk tregojnë interes për rindërtimin e stadiumit të njohur

September 14, 2024
1 minut lexim

Inter dhe AC Milan kanë refuzuar projektin për rindërtimin dhe modernizimin e stadiumit të cilin e ndajnë, ka njoftuar kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, të premten.

I njohur zyrtarisht për Inter si “Giuseppe Meazza” dhe për Milan si “San Siro”, stadiumi me një kapacitet prej 80 mijë vendesh është i ndërtuar në vitin 1926.

Për të rritur të ardhurat të dy klubet kanë bërë të ditur dëshirën e tyre për t’u larguar nga stadiumi, i cili është në pronësi të qytetit të Milanos. Të dy klubet kanë projekte të stadiumeve të reja në planet e tyre. 

“Dy klubet thanë jo për rindërtimin e stadiumit, të propozuar nga grupi ndërtues WeBuild“, ka thënë Sala pas një takimi me zyrtarët e dy klubeve.

Ai ka shtuar se analizat teknike dhe ekonomike të ofruara nga klubet kanë treguar se projekti nuk mund të realizohet me një kosto të përballueshme dhe nuk dëshirojnë të ecin në këtë drejtim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kroacia dhe serbia mund te rikthejne sherbimin ushtarak po ne ne jugosllavi kemi shkuar femije ne ushtri jemi kthyer burra 66e4c36303940
Story i mëparshëm

Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”

koloneli vuciq mund te kete zberthyer mesazhet e shefit te cia s 66e4cbcfa3a29
Story i radhës

Koloneli: Vuçiq mund të ketë “zbërthyer” mesazhet e shefit të CIA-s

Të fundit nga

ShkoLartë