Inteligjenca amerikane paralajmëron për rreziqet nga Kina

Shefat e agjencive të inteligjencës amerikane paralajmëruan për një “rrezik të pashembullt” nga ana e Kinës.

Gjatë një dëshmie para Kongresit, ata përmendën si faktor të
këtij kërcënimi, agresionin rajonal të Pekinit, aftësitë kibernetike dhe
ndikimin ekonomik.

Kina gjithnjë e më shumë
është një konkurente që sfidon Shtetet e Bashkuara në shumë fusha, duke bërë
presion për rishikimin e normave globale në atë mënyrë që favorizojnë sistemin
autoritat kinez”,
tha para Komitetit për Inteligjencë të Senatit amerikan,
Avril Haines, drejtore për Inteligjencë Kombëtare.

“Kina gjithashtu
posedon aftësi të konsiderueshme kibernetike që nëse përdoren, më së paku, mund
të shkaktojnë çrregullime të përkohshme të infrastrukturës kritike brenda
Shteteve të Bashkuara”,
tha Haines.

Ne deklaratën hyrëse, gjatë dëshmisë së saj, Haines përmendi
edhe përpjekjet ruse për të minuar ndikimin e SHBA-së, pastaj rolin e Iranit në
paqëndrueshmërinë e Lindjes së Mesme dhe terrorizmin global.

Që nga viti 2019, shefat e inteligjencës amerikane nuk mbajtën
dëshminë për “Rreziqet në Botë”, pasi ish-presidenti amerikan, Donald
Trump, shpesh është përplasur me agjencitë e sigurisë kombëtare.

Kryetari i Komitetit për Inteligjencë, senatori demokrat, Mark
Warner, tha se ai ishte “zhgënjyer” që nuk kishte pasur seancë
dëgjimore gjatë vitit të kaluar. Senatori republikan, Marco Rubio, gjithashtu
foli për rëndësinë e mbajtjes së seancës dëgjimore.

Warner tha se është i shqetësuar që Pekini mund të bëjë
përpjekje që edhe me teknologjitë tjera në zhvillim, të bëjë atë që bëri me
Huawein, të cilën u mundua ta bëjë lider të sistemit të përparuar 5G.

Në dëshminë para Komitetit të Inteligjencës morën pjesë edhe
drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, Drejtori i
Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray, Drejtori i Përgjithshëm i
Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Paul Nakasone dhe Drejtori i Agjencisë së
Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral Scott Berrier.

Seanca u zhvillua një ditë pasi agjensitë e inteligjencës amerikane lëshuan një raport gjithëpërfshirës mbi kërcënimet globale./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Fotografi të rralla: Kështu dukej hyrja e Prishtinës para disa viteve

Ngjarja e ardhëshme

Gati për një ndryshim, reperi shqiptar i nënshtrohet një ndërhyrjeje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian