Intelegjenca turke neutralizon një terrorist të PKK-së në Irak

Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) neutralizoi një terrorist të PKK-së, i cili ishte në kategorinë gri të listës së terroristëve të kërkuar të Ministrisë së Brendshme, në Irakun verior, sipas një burimi të sigurisë të martën, raporton Anadolu Agency (AA).

İrfan Akcan, me emrin e koduar Azad Heşet, ishte zyrtar i ashtuquajturi doganor i Sinjarit i grupit terrorist dhe pozicioni i tij brenda grupit u zbulua nga oficerët e inteligjencës në terren, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t’u pronocuar për media. 

Pas një vëzhgimi të afërt, oficerët zbuluan se Akcan po koordinonte kalimet e terroristëve dhe municioneve midis Sinjarit të Irakut dhe Sirisë. Ai gjithashtu po zhvaste para nga njerëzit lokalë të cilët merren me tregti në vijën kufitare.

Operacioni u ndërmor me një zbulim të menjëhershëm që Akcan “do të transferonte municione dhe terroristë nga Siria në Irak për t’u përdorur kundër forcave tona të sigurisë”.

Akcan u neutralizua në një operacion të kryer nga MIT në Sinxhar në kufirin e Sirisë më 8 nëntor, shtoi burimi.

Autoritetet turke përdorin termin “të neutralizuar” me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Terroristi u bashkua me grupin terrorist në vitin 2010 dhe mori pjesë në incidentet e vitit 2015 në rrethin Silopi të provincës Şırnak të Turqisë, të cilat lanë martirë nga radhët e xhandarmërisë, forcave të policisë dhe ushtrisë turke.

Në vitin 2015, terroristët e PKK-së rifilluan fushatën e tyre të armatosur në fshatra dhe qytete në Turqinë juglindore, ku terroristët përdorën llogore dhe barrikada për të bllokuar policinë dhe ushtarët jashtë lagjeve të caktuara.

Ai mori pozitën e ashtuquajtur në Sinjar në vitin 2019, kurse Akcan përdori emrat e koduar Rojger Azad, Azad Munzur dhe Azad Heset gjatë kohës sa qëndroi brenda grupit terrorist.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Ali Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë Georg Woutsas

Ngjarja e ardhëshme

Këngëtare, aktore e imazh i shumë brendeve, Rita Ora grumbullon pasuri prej 20 milionë funtash që prej fillimit të karrierës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian