Intel shet biznesin e çipeve të memories

Gjiganti Korean i prodhimit të çipeve SK Hynix ditën e sotme lajmëroi një marrëveshje me vlerë 9 miliardë dollarë me Intel.

Kompania do të blejë biznesin e çipeve të memories NAND si dhe fabrikat e prodhimit të saj në Kinë. Nga marrëveshja nuk do të preken SSD Intel Optane duke qenë se kompania i prodhon në bashkëpunim me Micron.

Marrëveshja pritet të marrë aprovimin e qeverisë Amerikane dhe të mbyllet drejt fundit të vitit. Gjithashtu vjen pasi Apple bleu biznesin e modemeve të Intel vitin e kaluar.

CEO i kompanisë Bob Swan tha se me këtë shitje Intel do tu japë prioritet investimeve në teknologji të tjera si inteligjenca artificiale, 5G dhe automatizimi.

Gjatë 6 mujorit të parë të 2020-ës biznesi NAND përfaqësonte afro 2.8 miliardë dollarë të ardhura dhe 600 milionë dollarë fitim para taksave. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Greqi, turistë francezë në karantinë pas zbulimit të një rasti me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Dyshohet se morën para për ta identifikuar mësuesin te vrasësi, katër nxënës arrestohen në Francë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian