Intel prezanton gjeneratën e 13-të të procesorëve, premton 41% më shumë performancë

Intel më në fund ka zbuluar procesorët e shumëpritur të gjeneratës së 13-të me emrin e koduar “Raptor Lake.” Kompania tha se ka arritur një standard të ri, konkretisht 15% më shumë performancë për bërthamë dhe 41% më shumë performancë në tërësi krahasuar me gjeneratën e kaluar.

Flagshipi i linjës, procesori më i fuqishëm ka frekuencë maksimale prej 5.8Ghz ndërsa një version KS i tij do të vijë vitin e ardhshëm me frekuencë maksimale prej 6Ghz.

Kompania ndau me audiencën edhe disa testime të performancës edhe pse nuk bëri krahasime me seritë e fundit Ryzen 7000 të AMD por vetëm me Ryzen 9 5950X dhe 5800X3D.

Intel tregon muskujt përballë Ryzen 5950X dhe 5800X3D

Edhe pse procesori flagship i kompanisë, Core i9-13900K me lehtësi mund flagshipin e kaluar të AMD, Ryzen 9 5950X, varianti me 3D VCache Ryzen 5800X3D është një shqetësim për kompaninë.

Mund të shohin sesi 13900K herë e mund e herë humbet përballë 5800X3D por sipas testimeve të Intel më shumë është fitues sesa humbës.

Mbetet për tu parë se ku qëndrojnë procesorët pasi të testohen nga palë të treta dhe si do të përballen me Ryzen 7000 të cilët e kanë nisur rrugëtimin duke demonstruar performancë të paprecedent.

Raptor Lake është po aq i shpejtë sa Alder Lake me vetëm 65W

Mbase detaji më impresionues i prezantimit të Intel ishte se Raptor Lake mund të arrijë performancën e 12900K (me 241W) me vetëm 65W. Është një rritje e madhe e efikasitetit në performancë duke përdorur vetëm ¼ e energjisë që konsumon Alder Lake për të prodhuar të njëjtën fuqi procesorike.

Me 250W Intel thotë se 13900K është 41% më i shpejtë në tërësi.

Në prezantimin e parë Intel zbuloi 6 procesorë. Modeli i9-13900K ka 24 bërthama (8 performance dhe 16 efikasiteti) me një total prej 32 threads kombinuar me 36MB L3 Cache dhe 32MB L2 Cache. Frekuenca maksimale e bërthamave P është 5.8Ghz ndërsa e bërthamave E është 4.3 Ghz. Procesori ka grafikat e integruara UHD 770 me 20 linja PCIe. Ndryshe nga procesorët Ryzen 7000, Raptor Lake do të mbështetë RAM-in deri në 129GB DDR5-5200 dhe DDR4-3200Mhz. Edhe pse ka një TDP bazë prej 125W, procesori mund të konsumojë deri në 253W gjatë detyrave të rënda. Çmimi i tij është 589 dollarë ndërsa varianti KF(pa grafika të integruara) kushton 25 dollarë më pak.

I dytë në radhë është Core i7-13700K me 16 bërthama (8 performance dhe 8 efikasiteti) për një total prej 24 threads. Shoqërohet nga 30MB L3 Cache dhe 24MB L2 Cache ku bërthama P ka frekuencë maksimale 5.4Ghz ndërsa bërthama E 4.2Ghz.

Edhe ky procesor mbështet deri në 128GB RAM DDR5-5600 dhe DDR4-3200 dhe shoqërohet nga grafikat e integruara UHD 770 me 20 linja PCIe. Me një TDP bazë prej 125W, mund të konsumojë deri në 253W ndërsa çmimi është 409 dollarë.

Së fundi vjen procesori i cili pritet të dominojë në segmentin e kompjuterëve buxhetorë gaming Core i5-13600K me 14 bërthama (6 performance dhe 8 efikasiteti) dhe një total prej 20 threads. Ka 24MB L3 Cache dhe 20MB L2 Cache si dhe frekuencë turbo 5.1Ghz për bërthamat P dhe 3.9Ghz për bërthama.

Procesori ka grafikat e integruara UHD 770 me 2 linja PCIe si dhe ofron mbështetje për 128GB RAM DDR5-5600 ose DDR4-3200. Procesori ka një TDP bazë prej 125W por mund të konsumojë deri në 181W. Çmimi i tij fillon nga 319 dollarë ose 294 dollarë për variantin KF pa grafikat e integruara.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Liverpooli synon të arrijë marrëveshje në janar për Bellingham

Story i radhës

Mënyra se si mund ta trajnoni trurin tuaj për të mos ndjerë më xhelozi

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish