Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë

Intel prezantoi Core i9-12900KS “Edicioni Special” duke pretenduar se është procesori më i shpejtë desktop.

Ashtu si Core i9-12900K vjen me 16 bërthama, 8 janë bërthama performance dhe 8 janë efikasiteti së bashku me 24 fije dhe 30MB L3 Cache.

Megjithatë Intel rriti frekuencën turbo nga 5.2Ghz në 5.5Ghz duke rritur fuqinë nga 125-vat në 150-vat.

AMD së fundi tha se procesori Ryzen 7 5800X3D prej 449 dollarësh është procesori gaming më i shpejtë në botë dhe falë 3D V-Cache do të mundte edhe Core i9-12900K.

Por tashmë Intel thotë se modeli i saj më i fundit është më i shpejtë falë frekuencës turbo më të lartë.

Mbetet për tu parë në testime nëse Intel ka të drejtë ndërsa situata mund të ndryshojë me Zen 4 dhe Ryzen 7000.

Core i9-12900KS do të kushtojë 739 dollarë kur të debutojë më 15 Prill, ose 300 dollarë më shumë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Rusët e vegjël” dhe pretendimet hegjemoniste në Ballkan

Story i radhës

Këshilltari presidencial ukrainas tregon disa nga çështjet që u diskutuan me rusë

Të fundit nga