Instituti i transfuzionit: 100 pacientë me Covid trajtohen me plazmë gjaku

Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informon se janë siguruar gjithsej 129 plazma gjaku, për trajtim të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Prej tyre 68 njësi janë siguruar nëpërmjet procedurës së aferezës, ndërsa 59 njësi janë siguruar nëpërmjet donimit standard. Deri tani, 100 pacientë me COVID-19 janë trajtuar me plazmë gjaku, të krijuara nga organizmi i personave që janë shëruar nga coronavirusi.

Dhuruesi i plazmës rikuperuese duhet të ketë dokumentuar prova laboratorike se ai ishte i sëmurë me COVID-19, të ketë dy teste negative brenda 24 orëve, të jetë së paku 21 ditë pa simptoma, pas së cilës bëhet një test shtesë (i tretë) për të konfirmuar se nuk ka prani të virusit.

Gjithashtu, sipas protokolleve, do të merret një mostër për të përcaktuar përqendrimin dhe/ose titullin e antitrupave neutralizues Anti-SARS-CoV-2. Ministria e Shëndetësisë ju bën apel personave që janë shëruar nga coronavirusi, të dhurojnë plazmë gjaku për të trajtuar personat e infektuar.

Ngjarja paraprake

Grubi: 9 miliard euro nga Bashkimi Europian për Europën Juglindore në proekte për autostrada, hekurudha dhe energji në 4 vitet e ardhshme

Ngjarja e ardhëshme

Luana dhe Krenari blejnë shtëpi të re me vlerë marramendëse

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian