Institucione shtetërore e banka në Ukrainë u goditen nga sulme kibernetike

Ditën e Marte Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u godit nga një sulm DDoS që bllokoi qasjen në uebsajt ndërsa dy banka vendase humbën aksesin në shërbimet online bankare sipas një deklarate nga qeveria Ukrainase.

Në një cicërimë në rrjetin social Twitter, Ministrija e Mbrojtjes tha se uebsajti mund të ishte duke u goditur me sulme DDoS dhe se po punon për të rikthyer shërbimi.

Sulmi DDoS vjen ndërsa Rusia pretendon ishte duke ulur tensionet e një konflikti të mundshëm me tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri.

Ndërsa dy banka që gjithashtu u vënë në shënjestër panë ATM-të e tyre në mbarë vendin të dilnin offline duke mos lejuar qytetarët të tërheqin apo transferojnë para.

Edhe pse sulmet nuk janë atribuuar një aktori specifik, të gjithë dyshojnë tek Rusia. Burime të tjera thonë se sulmi nuk ishte aq kritik për nga impakti.

Sipas një raporti të Washington Post, burime të inteligjencës besojnë se hakerët Rusë me lidhje shtetërore tashmë kanë nën kontroll infrastruktura kritike të Ukrainës dhe mund të nisin sulme me dëme shumë më të mëdha në rast të një pushtim të përfolur shumë javët e fundit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Llotaria shtetërore:Pas 7-shes në Koçani festojmë edhe për Xhokerin në Krushevë

Story i radhës

Gratë plaken më ngadalë se burrat

Të fundit nga