Instagram Reels bëhen akoma edhe më tepër si TikTok

Instagram sapo ka përmirësuar eksperiencën audio të videove me metrazh të shkurtër të ngjashme me TikTok që i quan Reels.

Eksperienca e re është një tjetër kopjim i drejtpërdrejte i TikTok dhe sjell një shfletues audio me lista këngësh të cilat po dëgjohen më së shumti në aplikacion, rekomandime të personalizuara, mundësinë për të ruajtur audion për përdorim të mëvonshëm dhe shpërndarje të faqeve audio direkt në mesazhe.

Një prej ankesave të përdoruesve rreth Reels është se funksionet audio ishin më të mangëta sesa në TikTok. Në këtë të fundit ishte shumë e thjeshtë të merrni audion nga një video e një personi tjetër dhe ta vendosin tek videoja e tyre.

Me opsionet e reja krijuesit e Reels mund të identifikojnë me më lehtësi klipet dhe këngët të cilat po përdoren dhe ti ruajnë ato në Instagram.

Duke ruajtur këngën e një videoja mund të shkoni tek faqja e audios ku gjenden të gjitha Reels që përdorin të njëjtën këngë. Duke qenë se këto faqe audio ofrojnë mundësinë e shpërndarjes, përdorues të tjerë mund ti gjejnë për krijimet e tyre. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Covid-19 shënon 2 viktima, ja sa raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

Aktakuzë ndaj filantropit turk, thuhet se u përfshi në puçin e vitit 2016

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian