Instagram “Practice Mode”, përdoruesit mund të konrollojnë transmetimet live përpara fillimit

Instagram lajmëroi ditën e sotme shtimin e dy funksionaliteteve të reja. Nga sot krijuesit mund të krijojnë transmetimet live deri në 90 ditë përpara dhe ta ndajnë njoftimin në postime dhe histori.

Përdoruesit nga ana tjetër mund të përdorin këto postime për të caktuar përkujtues në mënyrë që të mos humbasin transmetimin live.

Rrjeti social gjithashtu njoftoi lançimin e opsionit “Practice Mode”. Me këtë mjet krijuesit mund të lidhen me të ftuarit në transmetim live përpara se ta nisin. Kështu mund të kontrollojnë nivelet audio apo ndriçimin ose ato që duan tu komunikojnë ndjekësve.

Funksionalitetet e reja vinë pasi Instagram lançoi transmetimet live vetëm audio në Prill. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Fatmir Dehari: Kërçovën tonë në këtë mandat që po vjen e pret transformimi tërësorë (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

ВИДЕО | Мицкоски: СДСМ нема програма, влече очајнички потези

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian