Inspektorët komunalë ndalojnë për herë të dytë punimet në një objekt një serbi në veri të Mitrovicës

November 1, 2023
1 minut lexim

Inspektorët komunal gjatë asistimit kanë hasur një person, nga komuniteti serb i cili ka zhvilluar punime në objektin të cilin i ka pasur të ndaluar punimet nga inspektorët komunal që nga data 24.07.2023.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:50 në rrugën “Kral Peter”, në veri të Mitrovicës.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregull hetimore.

“Gjatë asistimit të inspektorëve komunal policia kanë hasur të dyshuarin mashkull serb kosovar duke zhvilluar punime në objektin në të cilin ka pasur të ndaluar punimet nga inspektorët komunal nga data 24.07.2023. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Akuza për trafik droge dhe pastrim parash, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim tre persona

Story i radhës

Aleksandar Vuçiq e merr pranë vetes kriminelin e luftës Sheshel, bëjnë koalicion për zgjedhjet në Beograd

Të fundit nga

ShkoLartë