inspektorati i arsimit neser do te njoftoje per masat te cilat do te ndermerren per shf 7 marsi ne cellopek 674dc671adac0

Inspektorati i arsimit nesër do të njoftojë për masat të cilat do të ndërmerren për SHF “7 Marsi” në Çellopek

December 2, 2024
1 minut lexim

Tetovë, 2 dhjetor – Nesër do të dihet se çfarë masa do të ndërmerren për SHF “ Marsi” në Çellopek të Tetovës, ku nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit sot bënë mbikëqyrje të jashtëzakonshme, duke kërkuar përgjegjësi për organizimin e manifestimit shkollor në të cilin morën pjesë nxënës të veshur me uniforma ushtarake me emblema të UÇK-së dhe me pushkë në dorë.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 28 nëntor kur shqiptarët e shënuan Ditën e Flamurit, ndërsa Inspektorati sot kreu mbikëqyrje të jashtëzakonshme në shkollën fillore “7 Marsi”.

“Ende nuk është përpiluar procesverbali, besoj se më së voni deri nesër do të jetë gati dhe do të veprohet sipas ligjit. Do të ketë masa, por presim të përfundojë mbikëqyrja”, deklaroi për MIA-n drejtori i Inspektoratit, Shaban Allajbegu.

Edhe Komuna e Bërvenicës ka kërkuar përgjigje nga shkolla pas ngjarjes.

“Ne morëm deklaratë nga drejtori për ngjarjen. Më tutje do ta respektojmë vendimin e Inspektoratit”, deklaroi kryetari Jovica Ilievski.

Për ngjarjen dje reagoi edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska e cila në Fejsbuk shkroi se është “thellë e dëshpëruar dhe e shqetësuar” nga vendimi i udhëheqësisë dhe mësimdhënësve në SHF “7 Marsi” në Çellopek që ta organizojnë manifestimin, por edhe nga miratimi i prindërve të nxënësve “të cilët e duartrokitën gjithë këtë”.

Ministrja sot, gjatë vizitës në Shtip, për mediat deklaroi se përveç se për SHF “7 Marsi” në Çellopek, MASH ka dëshmi dhe fotografi me denoncime për ngjarje të tilla edhe në dy shkolla në Tetovë dhe në shkolla në Çair dhe Strugë, dhe se inspektime do të ketë edhe për ato raste.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

shkollat e cellopekut te tetoves zbarkon inspektorati i arsimit bdi me akuza per standarde te dyfishta 674dc5be35498
Story i mëparshëm

Shkollat e Çellopekut të Tetovës/ Zbarkon inspektorati i Arsimit – BDI me akuza për standarde të dyfishta!

shperthimi ne iber lepenc serish reduktime ne fushe kosove obiliq e drenas 674dd4bf06b04
Story i radhës

Shpërthimi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas

Të fundit nga

ShkoLartë