‘Inshallah’: Momenti kur Biden lëshon fjalën që tani është trend në rrjetet sociale

Kandidati për president të SHBA’ve nga radhët e Demokratëve, Joe Biden, njihet për tregimet e tij të cilat ndonjëherë kanë të bëjnë me rininë e tij, ndonjëherë me disa kujtime që lidhen me babain e tij, e një gjë e tillë nuk i shpëtoi as në debatin që kishte përballë Trump, që u ndoq në masë të madhe nga të gjithë,  dhe u përcoll me komente të ndryshme.

E pikërisht gjatë këtij debati, Biden përmendi një frazë e cila i përket fesë muslimane ‘’Inshalllah’’.

Ishte momenti kur Trump po pyetej nëse kishte paguar taksat rregullisht, dhe Biden e pyeti nëse se ka bërë këtë kur do ta bënte.

‘’Miliona dollarë, dhe do i shohësh edhe ti’’, tha Trump, kur u pyet se sa shumë ka paguar taksa.

‘’Kur?’’, ia ktheu Biden. ‘’Inshallah.’’

Kjo frazë nga 77 vjeçari, i cili i përket fesë së krishterë nuk iki pa u bërë viral në rrjetet sociale.

 

Madje përdoruesit e Twitter ende iu dukej e pabesueshme se ai kishte thënë këtë gjë, por ishin anëtarët e fushatës së Biden të cilët pohuan se ai kishte thënë këtë gjë.

Kjo frazë ka kuptimin ‘’Dashtë Zoti’’ në gjuhën arabe, por më shumë përdoret në formën e përgjigjes sikur ‘’nuk do ndodh’’ ose ‘’nëse ndodh ndonjëherë’’.

Megjithëse popullsia myslimane e SHBA-së është relativisht e vogël – vetëm rreth 1 përqind e elektoratit amerikan – ata përbëjnë popullsi të madhe në shtete të ndryshme si Michigan, Ohio dhe Florida.

Ngjarja paraprake

Plas debati në emision, Rudina Hajdari i kthehet keq Baton Haxhiut: Mos më jep mend mua se...

Ngjarja e ardhëshme

Ilegalë në Greqi/ Arrestohen trafikantët shqiptarë të kokainës, ja çfarë zbuloi qeni antidrogë në banesat e tyre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian