Infermieri amerikan del pozitiv me COVID- 19 një javë pasi mori vaksinën anti-COVID

Një infermier 45-vjeçar në Kaliforni doli pozitiv për COVID-19 pas një javë pasi mori vaksinën Pfizer.

Matthew W, një infermier në dy spitale të ndryshme lokale, në një postim në Facebook, ka treguar se kur e kishte marrë vaksinën Pfizer, përveç dhimbjes së krahut për një ditë, nuk kishte pësuar asnjë efektet tjetër, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, gjashtë ditë më vonë në prag të Krishtlindjes, ai u sëmur, ku kishte të dridhura dhe më vonë edhe dhimbje muskulore dhe lodhje.

Ai shkoi për testim në spital dhe rezultoi pozitivisht për COVID-19.

“Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që të fillon efekti mbrojtës i vaksinës”, tha Ramers, specialist i sëmundjeve infektive. / Gazeta Sinjali /

Ngjarja paraprake

Topalli: “Kapeni prej zhelesh”? S’e dija që do bënte kaq përshtypje si shprehje

Ngjarja e ardhëshme

Ndjekësit i kërkojnë foto duke u puthur me partnerin, Angela publikon këto çaste intime

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian