Infermierët kërkojnë nga Qeveria plotësimin e tri kërkesave të tyre

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të plotësojë kërkesat e tyre.

Ata i kanë bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj që në mbledhjen e Qeverisë të paraqes për miratim kërkesat e tyre e që janë : Ndërrimet e natës të rriten për 100%, nga 18€ në 36€, të paguhet puna gjatë  vikendeve, festave dhe orët shtesë për infermierët. Të paguhet rrezikshmëria në punë.

Komunikata e plotë:

Sa e sa nga infermierët nuk i takuan me muaj të tërë më të dashurit e tyre, fëmijët e tyre, prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre, vetëm që ju të jeni të sigurtë, që ky virus mos të shpërndahet, ndërsa të prekurve u shërbyen kujdes maksimal !

Sa nga infermierët u infektuan nga ky virus në krye të detyrës duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe ndoshta edhe jetën ndërsa JU duartrokitët për përkushtimin dhe punën e tyre !

Ne u kujdesëm për shtetin.

Është koha që shteti të kujdeset për ne.

Andaj, Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që përmes Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën pikën “të ndryshme” të rendit të ditës së këtij takimi, të futen për diskutim edhe kërkesat e komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor.

Kërkesat tona janë të arsyeshme, nuk kërkojmë diqka absurde.

Ndërrimet e natës të rriten për 100%, nga 18€ në 36€,

Të paguhet puna gjatë  vikendeve, festave dhe orët shtesë për infermierët.

Të paguhet rrezikshmëria në punë.

Ngjarja paraprake

Kush është gjyqtarja greke që fundosi “Agimin e Artë”?

Ngjarja e ardhëshme

Rusi, 202 viktima dhe mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian