Infektologu tregon pse fëmijët duhet të vaksinohen kundër Covid-19

Infektologu Ilir Tolaj thotë se qeveria duhet urgjentisht të nis fushatën për vaksinim të fëmijëve. Thotë se valë të ndryshme të pandemisë kanë prekur grupmosha të ndryshme të popullatës dhe janë adoleshentët dhe fëmijët ata që aktualisht janë më të pambrojturit.

“Fëmijët duhet të vaksinohen. Fëmijët e moshës 12 dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç duhet të vaksinohen në mënyrë të rregullt. Vaksinat për fëmijët e moshës 5 deri në 12 vjeç, gjegjësisht 7 deri në 12 vjeç janë duke u licensuar. Disa prej tyre janë licensuar’, thotë Tolaj.

“Autoritetet e Kosovës duhet në mënyrë urgjente të fillojnë fushatën e vaksinimit edhe të fëmijëve. Pse po e them? Gjatë valëve të ndryshme të pandemisë ne kemi pasur grupmosha të ndryshme që janë atakuar më shumë. Nëse ju kujtohet në fillim të pandemisë kanë qenë të moshuarit, ata me sëmundje kronike, më vonë ishin adultët rreth moshës 50 vjeç që edhe nuk kishin ndonjë sëmundje përcjellëse. Në valën e fundit ishin  të rinjtë 20 deri në 30 vjeç. Këto grupmosha tani kanë krijuar një imunitet, këto grupmosha edhe janë vaksinuar gjithashtu shumë. Kanë mbetur popullata e fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët janë plotësisht të pambrojtur të cilët e kanë kaluar në mënyrë minore sa i përket përqindjes Covidin dhe virusi, cilido variant, do të kërkojë një pjesë të popullatës  së pambrojtur e cila praktikisht edhe do të jetë pre e këtyre infeksioneve”, theksoi Tolaj.

“Të gjithë të hospitalizuarit në këtë valën e fundit ose 95 për qind prej tyre kanë qenë persona të pavaksinuar ose persona që nuk kanë pasur njohuri që e kanë kaluar. Prandaj po them se janë këto tre punë që duhet të bëhen, që të kufizohen ose të mbikëqyren vendet ku njerëzit grumbullohen shumë dhe për një kohë të gjatë, të vaksinohet popullata në mënyrë masive, të vazhdohet për pjesën tjetër të popullatës dhe të vaksinohen edhe fëmijët”, tha ai.

“Njerëzve duhet edhe një herë të ua bëjmë me dije se e vetmja armë në ballafaqim me pandeminë, me virusin Covid-19 e kemi vaksinën. Vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta, janë jashtëzakonisht të efektshme, nuk ekziston kurrëfar teorie e konspiracionit, nuk ekziston asnjë lloj efekti anësor i dëmshëm nga këto vaksina dhe për këtë arsye apeloj që të gjithë që të vaksinohen sa më shumë dhe sa më parë”, tha Tolaj.

“Prindërve u them se ne nuk kemi hezitim për t’i vaksinuar fëmijët tanë me dhjetëra vaksina të programit të rregullt të vaksinimit. Vaksina që janë zbuluar disa me decenie e më shumë se gjysmë shekulli përpara, derisa jemi duke pasur hezitim për një vaksinë që është zbuluar në kulmin e arritjeve në shëndetësi, në kulmin e teknologjisë që garanton një vaksinë jashtëzakonisht të efektshme. T’i lëmë anash dezinformatat, kur lexoni informata në rrjete të ndryshe sociale duhet të lexoni se ku është burimi”, theksoi Tolaj.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Многу лаги кажаа за мене, ама ќе ги победам со 30.000 гласа разлика, вели Арсовска

Ngjarja e ardhëshme

Biden prezanton planin e rishikuar për shpenzime

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian