Infektohet me COVID punonjësi i Tatimeve në Berat dhe 2 mësues në Skrapar

Infektime të reja janë shfaqur ditën e sotme në qytetet: Berat e Skrapar. Një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave ka rezultuar sot “pozitiv” me Covid-19.

I infektuari punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve dhe kjo ka bërë që 3 kolegët e zyrës së tij të karantinohen dhe ti nënshtrohen tamponit. Tampone kanë bërë edhe kontakte e tij të afërta në punë, ndërkohë që Drejtoria e Higjienës ka dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të kësaj drejtorie dhe ka mbyllur zyrën e regjistrimit të bizneseve, ku rezultoi punonjësi i infektuari.

Edhe në qytetin e Skraparit infektimet me Covid-19 kanë njohur rritje nga dita në ditë. 2 mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Drejtorisë së Ujësjellësit kanë rezultuar të infektuar. Testet e tamponëve të kryer prej tyre kanë mbërritur “pozitiv” mëngjesin e sotëm pranë zyrave të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat. Burimet zyrtare pranë DSHP-së bëjnë me dije se, për të gjitha rastet janë kryer dezinfektimet dhe mbylljet e nevojshme sipas protokolleve.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, aktualisht në qarkun e Beratit janë 288 raste aktive dhe për çdo rast të evidentuar po kryhen hetimet epidemiologjike të zinxhirit të kontakteve.

Ngjarja paraprake

Uji ka dalë në tokë dhe ndërtesat janë rrënuar, çfarë ka mbetur në ishullin grek Samos pas tërmetit dhe cunamit

Ngjarja e ardhëshme

Mbyllet shkolla “Dardania” në kryeqytet, pesë mësimdhënës dhe 16 nxënës dalin pozitivë me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian