“Infektohet” edhe Xhiroja e Italisë, 8 të tjerë me COVID-19

Koronavirusi shkakton panik edhe në Xhiron e Italisë. Pas pozitivitetit të Simon Yates, dy çiklistë të tjerë dhe gjashtë anëtarë të stafit rezultuan të infektuar me COVID-19. Çiklistët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për opinionin publik, janë një nga skuadra “Sunweb” dhe një nga “Jumbo-Visma”.

Garuesit u janë besuar mjekëve të ekipeve përkatëse, që urdhëruan masat e izolimit. Ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë të stafit, katër i përkasin “Mitchelton-Scott”, një i skuadrës “Ag2r-La Mondiale” dhe një tjetër “Ineos Grenadiers”. Edhe për ta është zbatuar protokolli, pra janë vendosur në karantinë.

Ngjarja paraprake

Bullgaria rrezikon të bie në izolim në BE me veton ndaj negociatave me Maqedoninë e Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Lule Surratkat – Nga Mbjellja tek Ujitja Si të Kujdeseni për To

të fundit nga