Infektimi me covid i Pëllumb Piperos/ Çudit Alfred Cako: Ishte dhurata më e bukur për ditëlindje

Alfred Cako thotë se infektimi i doktor Piperos vërtetoi se maska dhe larja e duarve nuk të mbron.

Lidhur me infektimin e Pëllumb Piperos, 14 ditë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës, Alfred cako shprehet në “Rrethi Katror”: “E mora vesh lajmin në 27 janar, nuk kishte dhuratë më të bukur. Kjo vërteton se maska nuk të mbron, larja e duarve nuk të mbron, janë pjesë e një plandemie të madhe botërore.

Uroj të shërohet sa më shpejt edhe pse kam antipati të madhe për të. Dyshoj se nuk ka covid dhe do dalë të thotë më mbrojti vaksina. Shumë njerëz nuk e pranojnë dot ndryshimin e ADN-së dhe vdesin. Brezin e ardhshëm mund të lindin krokodila, gra me mjekër”.

Ndërsa sipas Bledi Manes, një arsye pse u infektua mjeku “mund të jetë sepse ka ulur vigjilencën. Ka thënë e mora dozën e parë dhe jam më i mbrojtur”.

Ndërsa Ina Kollçaku tregon rastin e një konspiracionisti në Amerikë që humbi jetën nga Covid. Ai kishte refuzuar maskën dhe ekzistencën e virusit. “Megjithatë mund ta kenë vrarë për interesa të tjerë”, thotë Ina.

Ngjarja paraprake

Skandali ka tronditur Gjermaninë – besimtarët po largohen nga kisha

Ngjarja e ardhëshme

Brdariç: Partizani është mësuar të luajë me 10 lojtarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian