Infektimi i njerëzve nga COVID 19 në Botë po përhapet me të madhe, Franca shënon rekord të ri

Mbi 1 milionë njerëz kanë ndërruar jetë, ndërkohë që Franca shënoi sot rekord të ri ditor, 26.896 të infektuar gjatë orëve të fundit.

Shifra e personave të infektuar me Covid-19 në botë vazhdon të rritet, duke e çuar numrin në total mbi 37 milionë, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 1.078.431 njerëz

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimit, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.044 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total mbi 7 milionë, ndërsa numri I personave që ka ndërruar jetë është mbi 14 njerëz dhe në total numri  i vdekje është 108, 371 persona.

India renditet e dyta ku shifra e të infektuarve ka arritur sa Shtetet e Bashkuara  7 milionë. Ndërkohë gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 mbi 2.263 persona, ndërsa numri i vdekjeve është 108.371.

Rusia është një nga vendet  që ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ditore, ku gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv mbi 13.634 persona dhe numri në total i infeksioneve është mbi 1 milion, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 143 persona dhe numri në total i vdekjeve është 22.597 njerëz.

Ngjarja paraprake

Bill dhe Hillary Clinton sot festojnë 45-vjetorin e martesës

Ngjarja e ardhëshme

4 viktima dhe 168 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian