​Infantino nesër në Shqipëri, takohet edhe me kryeministrin Rama, kjo është agjenda

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të jetë për një vizitë zyrtare në Shqipëri më datë 29 shtator për t’u takuar me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar. Një vizitë që përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, por edhe për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern i financuar pikërisht nga programi “Forëard” i FIFA-s.

Gjatë vizitës, Presidenti Infantino do të pritet në një takim edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë që do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit.

Ky kompleks gjigand, në të cilin ndodhet edhe selia e FSHF-së, është thuajse drejt përfundimit së bashku me dy mini-stadiumet, që shumë shpejt do të hapin dyert për ekipet kombëtare të Shqipërisë e ofrojnë një infrastrukturë bashkëkohore me të gjitha kushtet që kanë stadiumet më moderne. Një investim madhor i FIFA-s e që i jep ekipeve kombëtare të moshave një shtëpi dinjitoze ku talentet e reja kanë të gjitha ambientet e nevojshme.

Numri një i FIFA-s e kishte paralajmëruar prej muajsh këtë vizitë përmes një letre dërguar presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ku shprehte kënaqësinë për të ndarë vizionin e përbashkët për futbollin dhe mënyrat për të zhvilluar më tej lojën tonë dhe promovimin e vlerave të saj në Shqipëri dhe në rajon.

Infantino e ka vlerësuar vazhdimisht punën e mirë të bërë nga Presidenti Duka dhe FSHF gjatë gjithë këtyre viteve në mbështetje të zhvillimit të futbollit dhe ka mbështetur qeverinë e futbollit shqiptar në çdo hap e projekt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kreu i FSHF ishte pjesë e një takimi të veçantë

Story i radhës

Arritja historike e Vllaznisë së femrave, reagoni Duka

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish