indonezia percakton nje moshe minimale te perdorimit te rrjeteve sociale 6786a424732e5

Indonezia përcakton një moshë minimale të përdorimit të rrjeteve sociale

January 14, 2025
1 minut lexim

Indonezia ka planifikuar të vendosë një moshë minimale për përdorimin e rrjeteve sociale, një masë e cila synon të mbrojë fëmijët, thanë autoritetet vendase.

Plani vjen pasi Australia ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16-vjeç dhe premtoi gjoba ndaj gjigantëve si Meta dhe TikTok nëse dështojnë të parandalojnë fëmijët të aksesojnë platformat e tyre.

Ministria e Komunikimit nuk zbuloi moshën minimale të përdorimit të rrjeteve sociale në Indonezi por tha se ishte e domosdoshme mbrojtja e fëmijëve në epokën dixhitale.

Indonezia ka një penetrim interneti prej 79.5 përqind të 280 milionë banorëve të saj. Sipas një ankete të bërë, 48 përqind e fëmijëve nën 12 vjeç kishin qasje në internet ku disa të anketuar që i përkasin kësaj grupmoshe përdornin Facebook, Instagram dhe TikTok rregullisht.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nga shba vjen thirrja per mbeshtetje ndaj kurtit ne zgjedhje ka pasur forcen per tu bere balle hapave qe e kishin copetuar kosoven 6786a15a0dc58
Story i mëparshëm

Nga SHBA vjen thirrja për mbështetje ndaj Kurtit në zgjedhje: Ka pasur forcën për t’u bërë ballë hapave që e kishin copëtuar Kosovën

ministri orhan murtezani takohet me shefin e diplomacise turke hakan fidan 6786a46137f65
Story i radhës

Ministri Orhan Murtezani takohet me shefin e diplomacisë turke, Hakan Fidan

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Teleskopi kozmik Euclid, i cili operon në kuadër të misionit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) me ndihmën e NASA-s, ka zbuluar një fenomen shumë të rrallë në fqinjësinë tonë kozmike, të njohur
ShkoLartë