Indonezi, mbi 180 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 181 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i muajit prill nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuar nga shirat e dendur në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës Guvernatori i provincës Nusa Tenggara Lindore, Josef Nae Soi, në deklaratën për mediat tha se me kërkim-shpëtimet e fundit kanë gjetur më shumë kufoma.

Josef duke theksuar se numri i përgjithshëm i të vdekurve është 181, tha se ende vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të 48 personave të zhdukur.

Reshjet e dendura në qytetet Flores Lindor, Lembaga dhe Alor të provincës Nusa Tenggara Lindore që nga 5 prilli kishin shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës rreth 15 mijë shtëpi ishin bërë të papërdorshme.



. .

Ngjarja paraprake

Travis Barker befason Kourtney Kardashian për ditëlindje

Ngjarja e ardhëshme

Turqia ka përdorur mbi 20 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian