Indonezi, mbi 1.000 shtëpi mbeten nën ujë për shkak të përmbytjes

Të paktën 1.078 shtëpi në Sumatran Veriore të Indonezi kanë mbetur nën ujë si pasojë e përmbytjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të ueb faqes iNews, dje në rajonin Langkat të provincës Sumatras Veriore shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në 11 vende.

Zyrtarët njoftuan se në disa vende niveli i ujit është rritur deri në 1 metër, ndërsa në mbarë rajonin 1.078 shtëpi kanë mbetur nën ujë.

Ndërkohë, për shkak të vazhdimit të reshjeve në rajon populli është paralajmëruar kundër rrezikut të mundshëm të përmbytjes.

Në Indonezinë që gjendet në brezin ekuatorial mes muajve tetor dhe prill ndodhin përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.



. .

Ngjarja paraprake

Dy persona të vdekur pas një sulmi me thikë në një kishë në Kaliforni

Ngjarja e ardhëshme

Në mëngjes minus 8, gjatë ditës deri 15 gradë Celsius

të fundit nga