Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 940 viktima të reja të koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia Covid-19 në këtë shtet shkoi në 101.782.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 75,000 raste të reja të personave të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 6.5 milionë, shkruan Anadolu.
Pavarësisht numrit të lartë të personave të infektuar, shkalla e vdekshmërisë në këtë shtet mbetet e ulët në krahasim me disa vende tjera.
Qeveria indiane tha të shtunën se vendi vazhdon të jetë në vendin e parë në botë për numrin më të madh të personave të shëruar me 5.4 milionë persona që e kanë kaluar me sukses sëmundjen e re.
Sidoqoftë, ekspertët besojnë se India mund t’i kalojë Shtetet e Bashkuara dhe të bëhet vendi me më së shumti raste të koronavirusit në tërë botën.