India bëri ndryshime ligjore që lejon shtetasit indian jorezidentë të rajonit Xhamu dhe Kashmir të mund të blejnë toka në rajonin në fjalë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme njoftoi se me ndryshimet ligjore të bëra dje, shtetasit që jetojnë jashtë Xhamu Kashmirit do të mund të blejnë toka në rajon.
Deri më 5 gusht 2019, kur iu hoq statusi i veçantë i Xhamu Kashmirit, në rajon nuk lejohej shitja e tokave për të huaj, ndërsa vendimi i ri u njoftua në përvjetorin e 73-të kur forcat indiane më 27 tetor 1947 erdhën në tokat e Kashmirit.
Ndryshimet ligjore hasën reagime të gjëra. Ish-kryeministri i Xhamu Kashmirit, Omar Abdullah, duke theksuar se zhvillimet janë të papranueshme, tha se prej tani e tutje tokat nën okupim janë në shitje,
Heqja e statusit të veçantë të rajonit u interpretua se do të hapë rrugën e ndryshimit demografik në Xhamu dhe Kashmir me shumicë muslimane.
Heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit
India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.
Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë në Xhamu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.
Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.