Indi, zemërim për djegien e viktimës së përdhunimit nga policia

Djegia e fshehtë nga policia e trupit të një viktime përdhunimi në grup, sot herët në mëngjes shkaktoi protesta dhe dënime nga qytetarë dhe aktivistë në Indi, raporton Anadolu Agency (AA). 

Një vajzë e moshës 19-vjeçare u torturua dhe u përdhunua në grup nga katër burra në fshatin e saj në Hathras në shtetin verior Uttar Pradesh më 14 shtator. Ajo luftoi për jetën e saj për dy javë para se t’i nënshtrohej plagëve të martën.

Në një video virale në mediat sociale, nëna e viktimës shihet duke lutur policinë që ta lejojë atë të shohë vajzën e saj për herë të fundit dhe ta sjellë trupin e saj në shtëpi, ndërsa policia e ka djegur trupin në mes masave të sigurisë në ora 2:30 të mëngjesit të mërkurën.

Fotografitë nga fshati treguan turrën e drurëve të ruajtur nga zyrtarët e policisë pa ndonjë anëtar të familjes në fushëpamje.

“Policia lokale na mbylli brenda në shtëpinë tonë dhe e mori trupin. Ne as nuk e dimë nëse ata e dogjën atë ose dikë tjetër”, tha Om Prakash, babai i viktimës, për median The Mojo Story.

Djegia shkaktoi protesta nga aktivistë dhe të famshëm të Bollywood-it.

“Turp për të gjithë ata që mbrojnë njerëzit që kryejnë krime të tilla dhe të gjithë ata që e fshehin atë. T’ia mohosh një familje tashmë të thyer dhe të pikëlluar, ritet e fundit të vajzës së tyre është barbare. Njerëzimi ka vdekur”, shkroi në Twitter Farhan Akhtar, një aktor i Bollywood-it.

Me gjuhën e prerë dhe dëmtime të rënda në palcën kurrizore, viktima dha frymën e saj të fundit të martën në një spital të drejtuar nga qeveria.

Rasti po krahasohet me një rast të vitit 2012 kur një vajzë 23-vjeçare u përdhunua brutalisht në bordin e një autobusi në lëvizje. Rasti shkaktoi kritika në të gjithë botën për sigurinë e grave në Indi.

Pas zemërimit, kryeministri Narendra Modi kërkoi nga shefi i shtetit Yogi Adityanath të ndërmarrë veprime të forta kundër fajtorëve.

“Kemi ngritur një ekip të posaçëm hetimor për të parë rastin. Ky ekip do të raportojë për shtatë ditë. Rasti do të merret në gjykatë”, shkroi Adityanath në Twitter.

Komisionerja e Delhit për Gratë, Swati Maliwal, gjithashtu i shkroi shefit të drejtësisë në Indi duke kërkuar “veprim të menjëhershëm ndaj zyrtarëve që kanë gabuar, ndëshkim të rreptë për përdhunuesit dhe vendosjen e mekanizmave të caktuar për të siguruar që të mos ketë më përdhunime”.



. .

Ngjarja paraprake

Në ish-ambasador emërohet drejtor i Doganave

Ngjarja e ardhëshme

Aktori i njohur u pagua 60 mijë euro për të pranuar publikisht se është homoseksual

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian