Indi, shkon në afro 100 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1,095 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 1,095 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 99,773.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 81,484 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 6,394,068.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5,352,078.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve. 

Ngjarja paraprake

Google Play Pass vjen në 24 vende Evropiane

Ngjarja e ardhëshme

Dushica-Bajrami: Takimi në Washington, kthesë pozitive për vendin tonë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian