Indi, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 8 milionë

Rastet e koronavirusit të ri (COVID-19) në Indi kanë tejkaluar shifrën 8 milionë, pasi gjatë 24 orëve të fundit vendi regjistroi mbi 49 mijë raste të reja të virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi se janë regjistruar 49.881 infeksioneve të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 8.040.203.

Numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 120.527, përfshirë 517 viktima të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Në Indi, mbi 7,3 milionë pacientë janë shëruar nga virusi, prej të cilëve 56.480 në 24 orët e fundit. Shkalla e të shëruarve nga virusi është 90,99 për qind, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 603.687.

Në fillim të këtij muaji, India regjistroi një rënie të vazhdueshme të infeksioneve pasi një panel i angazhuar nga qeveria muajin e kaluar theksoi se vendi kaloi kulmin e infeksioneve.

Kulmi aktual erdhi dy ditë pasi vendi që nga muaji korrik ka raportuar shifra më të ulta të rasteve ditore. Dje vendi raportoi 36.370 raste të reja.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, pesë shtete, përfshirë kryeqyteitn Delhi, përbëjnë pothuajse 50 për qind të rasteve të reja në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan, tha se po bëhen përpjekje të gjera për zhvillimin e vaksinave dhe shpërndarjen e tyre të drejtë.

“Nga nëntë kandidatë për vaksina në të gjithë botën, të cilët janë në faza të përparuara të provës klinike, tre janë nga India. Shteteve u është kërkuar të hartojnë listat e njerëzve me përparësi që duhet të imunizohen”, tha Vardhan.

Në të gjithë botën, që nga shfaqja në dhjetor, COVID-19 ka marrë mbi 1,17 milion jetë njerëzisht.

SHBA, India dhe Brazili aktualisht janë vendet më të prekura.



. .

Ngjarja paraprake

Playboy i famshëm italian bëhet baba për herë të dytë, partnerja e tij 28 vite më e re sjell në jetë një vajzë

Ngjarja e ardhëshme

Komisioni i BE: Krishtlindjet ndryshe prej koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian