Indi, mbi 900 viktima të reja nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Indi, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 903 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njofton se me 903 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 102.685.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 74.442 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 6.623.815.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.586.703.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.



. .

Ngjarja paraprake

20 mijë fëmijë lindën në QKUK dhe në spitale rajonale gjatë vitit të kaluar në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Njëzet vjet nga rënia e Millosheviqit, pse Serbia nuk u demokratizua?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian