Indi, 964 viktima dhe mbi 70 mijë raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 964 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 964 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 106.490.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 70.496 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 6.906.151.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.906.069.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.



. .

Ngjarja paraprake

Themeli për shtetin dhe Oligarkizimi i pushtetit

Ngjarja e ardhëshme

Aksioni te AKI: Dyshohet për një mjet shpërthyes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian