Incidenti në Kuvend/ Zendeli: Incident i provokuar nga opozita

Deputetja e Arta Bilalli Zendeli në një konferencë për shtyp pranë Kuvendit ka fajësuar opozitën për incidentin e shkaktuar nga kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi dhe deputetët e opozitës. Ajo tha se në momentin e punës normale të këtij komisioni, deputetët e opozitës kanë bërë çmos për të arritur deri ky incident.

“Sot ishim dëshmitarë të një situate të pakëndshme gjatë punës së Komisionit për Çështje Evropiane. E cila u konsiderua në fund të ditës si një skandal i patjetërsueshëm. Ngjarje të tilla duhet të shihen në lidhje me shkakun dhe pasojën dhe ma merr mendja se pyetja eventuale do të jetë se kush ishte shkaku. Ka qenë incident i provokuar nga ana e opozitës në suaza të rrjedhës normale të komisionit në fjalë dhe në fund të ditës u cilësua si skandal i patjetërsueshëm dhe i pashmangshëm që është mjaft ironike“- tha Zendeli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Këto shenja të zodiakut hakmerren gjithmonë

Story i radhës

Sterling drejt Chelseat

Të fundit nga