incidenti ne dyqanin per teknologji ne shkup mpb dy persona jane ne arrest shtepiak 654fdccb74382

Incidenti në dyqanin për teknologji në Shkup, MPB: Dy persona janë në arrest shtëpiak

November 11, 2023
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë reaguar në lidhje me videon që po shpërndahet në rrjetet sociale ku shihet se si dhunohet një punonjës në “Tehnomarket” në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se bëhet fjalë për rast që ka ndodhur në muajin shtator dhe theksojnë se i njëjti rast tashmë është zbardhur nga zyrtarët e policisë.

“Me datë 25.09.2023 janë privuar nga liria F.V.(25) dhe A.F.(33), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit se me datë 20.09.2023 kanë sulmuar fizikisht punonjësin A.V. nga Shkupi, në një lokal për shitje në afërsi të arenës “Toshe Proeski”. Të dy janë ndaluar në stacion dhe në një bisedë zyrtare me punonjësit e policisë kanë pranuar veprën. Ndaj tyre në koordinim me prokurorin publik është parashtruar kallëzim penal, ndërsa në procedurë paraprake gjyqtari ka caktuar paraburgim shtëpiak. Apelojmë që të mos përhapen lajme të rreme që synojnë të shqetësojnë qytetarët”, thonë nga MPB./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

be ja shuplake serbise lidhjet me mosken vene ne pikepyetje integrimin evropian 654fd908eb87f
Story i mëparshëm

BE-ja “shuplakë” Serbisë: Lidhjet me Moskën vënë në pikëpyetje integrimin evropian

berisha mazhorances do ti tregojme vendin si skenderbeu pushtuesve 654fde6ed83e9
Story i radhës

Berisha: Mazhorancës do t’i tregojmë vendin, si Skënderbeu pushtuesve

Të fundit nga

ShkoLartë