Incidenti me Kepan, Rudiger i dërgon një “mesazh” portierit spanjoll

Futbollsitët e Chelseat, Kepa Arrizabalaga dhe Antonio Rudiger janë përplasur fizikisht në qendrën stërvitore, “Cobham” të Chelseat.

Dyshja ishin përplasur në seancën stërvitore, por pastaj Rudiger kishte kërkuar falje në zhveshtore ndaj Kepas.

Edhe menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel kishte konfirmuar se kishte pasur një përplasje midis lojtarëve dhe ishte dashur ndërhyrja e njerëzve që ishin të pranishëm aty.

Por, sipas gjermanit, situata është qetësuar pasi futbollistët i kishin shtrirë dorën njëri tjetrit. Por, as Kepa e as Rudiger nuk u deklaruan për këtë incident.

Tani, Antonio Rudiger ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social, Instagram.

Mbrojtësi gjerman shkroi “Mi Hermano”, ku shihet një fotografi e tij me Kepan. Fjala do të thotë “Vëllau Im” në spanjisht.

Si duket gjithçka është prapa me historinë e tyre dhe në kampin stërvitor të Chelseat, gjithçka është në rregull.

Image
Ngjarja paraprake

Kuvendi sërish pa kuorum, nuk miratohen një sërë ligjesh

Ngjarja e ardhëshme

Fansja i kërkon që të lidhet me të, Bearti i kthen përgjigje menjëherë: Për momentin...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian