Incidentet ndëretnike/ MPB: 17 të arrestuar, tre në paraburgim – shumica të mitur!

November 30, 2024
1 minut lexim

Policia vazhdon me zbardhjen e incidenteve gjatë kremtimit të 28 nëntorit. Deri tani janë arrestuar 17 persona, pjesa më e madhe prej tyre janë të mitur.

Katër janë nga Shkupi, të arrestuar për dëmtimin e flamurit maqedonas. Dy të mitur janë arrestuar për heqjen dhe djegien e flamurit. Tre persona janë arrestuar në Prilep për shkak të përdhosjes së flamurit shqiptar.

MPB-ja do të ndërmarrë aktivitete për policin që hoqi flamurin shqiptar. Gati është inicimi zyrtar – ka pohuar Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski, gjatë një konference për media.

“Secili që ka kryer vepra në kundërshtim me ligjin, do të përgjigjet. E pashë xhirimin. MPB-ja do t`i ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme lidhur me këtë person për shkak se ai është zyrtar policor dhe në momentin e xhirimit, ka kryer detyra zyrtare të punës. Jam I informuar se për këtë lëndë është inicuar procedurë zyrtare nga personi zyrtar që ka hipur në automjet por edhe nga një person tjetër zyrtar. Njëri takon përkatësisë etnike maqedonase kurse tjetri shqiptare” – tha Toshkovski

Tre nga të arrestuarit tashmë janë në paraburgim. Ministri siguron se policia ashpër do t`u përgjigjet përpjekjeve për të shkaktuar urrejtje fetare dhe kombëtare. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sanksionohet polici maqedonas që hodhi flamurin shqiptar

Story i radhës

Rexhepi: Provokimi ndaj shqiptarëve kalon pa asnjë ndëshkim, nënçmim për një komunitet të tërë

Të fundit nga

ShkoLartë