Inceneratorët, PD: Korrupsioni i qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh

schedule22:54 – 22 Shkurt, 2022

Pas përfundimit të dëshmive në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, PD ka bërë një reagim duke rendiutur sipas saj faktet që janë zbuluar.

Postimi i PD:

Çdo seancë e Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve po shpalos përpara qytetarëve se si korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh familjeve shqiptare. Tashmë është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës. Ai është koka e korrupsionit të qeverisë.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e pestë:

1.Sako, tender me “negocim-pa shpallje”, me operator të vetëm, pa garë, për 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës. Ndërsa 15 milionë euro shtesë transporti;

  1. Ka shtuar sasinë e mbetjeve të Durrësit duke fryre faturën financiare nga 38.146 ton në vit, në 80.000 ton në vit;
  2. 3. Inceneratori i Tiranës kontratë edhe për 30 vite. Çdo ditë 30 mijë euro dëm në ditë, 900 mijë euro në muaj shtesë, 10 milionë euro në vit shtesë;
  3. 4. Ministria e Financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin: Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, procedure me “negocim-pa shpallje” në kundërshti me ligjin;
  4. 5. Ahmetaj e miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani;

6.Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve;

  1. 7. 460 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit për kompensimin e një prone në Fier;
  2. 8. Raporti i KLSH: Tokë shtetërore, në emër të Bashkisë Fier, jepet si garanci për kredi.

/

Story i mëparshëm

BE apel Serbisë: Harmonizo politikat me vendimet e bllokut kundrejt Rusisë

Story i radhës

Zelenskiy nuk shpall mobilizim të përgjithshëm

Të fundit nga